"Devijim i rrezikshëm"/ Hezbollahu mohon ‘kategorikisht’ negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin

27 Prill 2026, 13:04 / BOTA ALFA PRESS

"Devijim i rrezikshëm"/ Hezbollahu mohon

Udhëheqësi i Hezbollah, Naim Qassem, deklaroi se organizata e tij kundërshton në mënyrë kategorike çdo negociatë të drejtpërdrejtë mes Libanit dhe Izraelit, duke i cilësuar ato si një “devijim të rrezikshëm”.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni Al-Manar, Qassem theksoi se është përgjegjësi e qeverisë libaneze të shmangë një “gabim të rrezikshëm” që, sipas tij, mund ta çojë vendin në një cikël të ri paqëndrueshmërie.

“Ne refuzojmë kategorikisht të negociojmë drejtpërdrejt me Izraelin”, u shpreh ai, duke shtuar se këto negociata “janë sikur të mos ekzistojnë dhe nuk na shqetësojnë në asnjë mënyrë”.

Qassem nënvizoi gjithashtu se organizata do të vazhdojë atë që e quan “rezistencë” për mbrojtjen e Libanit.

“Pavarësisht kërcënimeve nga armiku, ne nuk do të tërhiqemi, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të mposhtemi”, deklaroi ai.

 

Po ndodh...