“Sulmon Salianjin dhe kursen Ballukun”, nënkryetarja e FRPD ‘shpërthen’ kundër Berishës: S’është më kryetar i PD. Neni ‘Basha’ i qartë, largohet ai që humbet zgjedhjet!

Nënkryetarja e FRPD, Alesia Balliu, e cila ka shprehur ambicien për të garuar përballë kryedemorkatit Sali Berisha për postin e kreut të PD-së, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit demokrat.
Në një intervistë për programin e drekës në News24 përballë Nisida Tufës, Balliu tha se Berisha mban me forcë dhe për interesa personale partinë. Mes të tjerash Balliu tha se Berisha sulmon Salianjin dhe nuk e kursen, ndërsa shtoi se Ballukun e mbron.
“Mandati i zotit Berisha ka mbaruar në shtator të 2025. E thotë qartë statuti. Kur zgjedhjet legjitimohen dhe certifikohen, kryetari që ka humbur s’duhet të jetë më kryetar. Nga shtatori dhe tani, zoti Berisha nuk ka më fuqi jurdike dhe ligjore ndaj me apo zoti Salianji, pasi i ka mbaruar mandati. Nuk është qëndrim personal. Kam qenë pjesë e rithemelimit dhe e kam ndjekur në të gjitha foltoret. Në Isha pjesë e Rithemelimit dhe kam besuar te ai. Unë i bazohem kushtetutës dhe PD dhe statutit të votuar nga anëtarët e PD. Ndaj kam shkruajtur një shkresë ku i drejtohem statutit, jo interesit personal. Berisha i tradhtoi demokratët. Edhe pse ishte nongrata, ne i besuam. Ai premtoi se do të rrëzonte Ramën, por se bëri. Zoti Berisha nuk donte që të fitonte PD zgjedhjet. E kam deklaruar se nëse Berisha nuk mbante premtimet do i kthehesha kundër. Ai e trajton partinë si pronë private. Kemi vënë re sulmet e ashpra dhe jo të vërteta për Salianjin. Ai nuk ka dhënë asnjë gjë nga 16 mijë faqet për ballukun. Sulmon pa fakte Salianjin dhe kursen Belinda Ballukun. Zoti Noka merret me thashetheme nga mëngjesi deri në darkë. Në vend të argumentit ai përdor vetëm shpifje. Ai turpëron dhe burrat e veriut me këtë sjellje. Ai akuzon ata që janë votuar me 10 mijë vota nga demokratët, dhe implikon si të lidhur me eksponentë të krimit. Kërkesën e kam çuar dhe për ata demokratë që nuk besojnë më te Berisha. Do ta çoj çështjen deri në gjykatë. Pasi PD nuk mund të trajtohet si pronë private. Nuk ka më shpresë më me Berishën që është non grata apo dhe Flamur Nokën. Berisha ka frikë nga gara dhe nuk do asnjë kandidat që ta ketë përballë. Ai ndalon këdo që të garojë dhe legjitimon veten, që ia ndalon statuti që të garojë.”, tha ajo.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128