Elon Musk bëhet viral me komentin e tij mbi sulmin ndaj Donald Trump

Një incident i rëndë sigurie ka tronditur fundjavën e kaluar Shtetet e Bashkuara. Të shtunën gjatë Darkës vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA), u raportua për një kërcënim me armë zjarri, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje të menjëhershme të forcave të sigurisë.
Sipas raportimeve, një person i armatosur tentoi të hynte me forcë në ambientet e eventit që po mbahej në hotelin Hilton në Uashington. Si pasojë, Shërbimi Sekret ndërmori masa emergjente, duke evakuuar figurat kryesore politike të pranishme, përfshirë ish-presidentin amerikan Donald Trump, zonjën e parë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një nga zërat më të fortë ishte ai i Elon Musk. Përmes platformës X, në pronësi të tij, Musk kritikoi ashpër klimën politike në SHBA, duke e lidhur incidentin me tensionet e forta mes kampeve politike.
“Nëse janë të gatshëm të vdesin për të vrarë, imagjinoni çfarë do të bëjnë nëse marrin pushtet politik”, shkroi ai, në një postim që u bë menjëherë viral, duke grumbulluar qindra mijëra pëlqime dhe mijëra komente.
Reagimi i Musk ndezi një debat të fortë online. Ndërsa disa përdorues e mbështetën qëndrimin e tij, të tjerë e kritikuan për gjuhën përçarëse dhe për përfshirjen në debatet politike. Komentet kritike nuk munguan, me disa që e akuzuan për përhapje tensioni dhe të tjerë që rikthyen në vëmendje marrëdhënien e tij me Trump dhe figura të tjera të diskutueshme.
Ngjarja e fundit rikthen në fokus çështjen e sigurisë në evente të nivelit të lartë dhe rrit shqetësimet për polarizimin politik në SHBA. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi incidentin, ndërsa hetimet vijojnë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128