Dosja “Veliaj” ndahet në dy pjesë, pranohet gjykim i shkurtuar për 7 të pandehur

27 Prill 2026, 16:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja “Veliaj” ndahet në dy pjesë, pranohet gjykim i

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndajë dosjen “Veliaj” në dy pjesë, pasi pranoi kërkesën e shtatë të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Mes të pandehurve që do të gjykohen me procedurë të shkurtuar janë biznesmenët Elman Abule, i “Rametal” shpk, Fatmir Bektashi i “Kontakt” shpk, si dhe Mirton Lika i “Lani” shpk.

Në listë përfshihen gjithashtu Frosina Bollo, përfaqësuese e OJF-së “Frobolous”, Adela Kondakçiu, Fatjon Baci dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.

Vendimi i gjykatës nënkupton se për këta persona procesi do të zhvillohet më shpejt, duke u bazuar kryesisht në provat e mbledhura nga Prokuroria e Posaçme, pa kaluar në një gjykim të plotë.

Seanca për ta është caktuar më 20 maj, datë kur pritet të jepen edhe konkluzionet e SPAK.

Ndërkohë, dosja që lidhet drejtpërdrejt me Veliajn do të rihidhet në short, duke u ndarë nga pjesa e të pandehurve që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Po ndodh...