Dronët rusë godasin tre anije tregtare që kalonin në Detin e Zi, zjarr dhe dy të plagosur në flotiljen turke

29 Maj 2026, 10:43 / BOTA ALFA PRESS

Dronët rusë godasin tre anije tregtare që kalonin në Detin e

Tre anije tregtare të huaja që operonin në korridorin detar të Detit të Zi u sulmuan nga dronë rusë natën e 29 majit, sipas Zëvendëskryeministrit ukrainas dhe Ministrit të Rehabilitimit dhe Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve, Oleksiy Kuleba.

Në një postim në Telegram, Kuleba tha se “gjatë natës, dronët armik sulmuan tre anije tregtare të huaja që operonin në korridorin detar. Sulmet shkaktuan zjarre në anije, të cilat u shuan nga ekuipazhet”.

Sipas tij, dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje në pronësi turke me flamur të Vanuatu-s u plagosën lehtë dhe morën ndihmë mjekësore, ndërsa anija u tërhoq për riparime.

Ministri ukrainas theksoi se, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, Ukraina vazhdon të ruajë funksionimin e korridorit detar të eksportit.

“Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, Ukraina ruan funksionimin e korridorit detar dhe portet së bashku me ekuipazhet vazhdojnë të sigurojnë transportin e ngarkesave dhe sigurinë globale ushqimore”, tha ai.

Këto incidente rrisin shqetësimet në lidhje me sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, pasi rajoni mbetet kritik për eksportet ukrainase të grurit dhe mallrave të tjera në tregjet ndërkombëtare.



Po ndodh...

ide