
DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE). Shkaku për këtë është kalimi në një ekonomi lufte dhe efektet e sanksioneve perëndimore. Raporti u përgatit si material informues për ministrat e Financave të BE-së.
“Stimujt fiskalë për ekonominë e luftës i kanë siguruar ekonomisë mbijetesën për një afat të shkurtër”, thuhet në raport. “Megjithatë varësia prej financimeve të paqarta dhe jotransparente, shpërndarja e shtrembëruar e burimeve dhe tkurrja e rezervave financiare i bëjnë ato të paqëndrueshme në plan afatgjatë. Ndryshe nga pretendimet e Kremlinit, koha nuk punon për Rusinë.” – thuhet në raport.
Dyshime për besueshmërinë e të dhënave ekonomike nga Rusia
Drejtori i SITE-s, Torbjörn Becker, shprehu në një takim me përfaqësues të mediave dyshime në lidhje me besueshmërinë e të dhënave ekonomike ruse. Nëse inflacioni është vërtet në nivelin nëntë deri në dhjetë përqind, pse banka qendrore ka vendosur një normë bazë interesi prej 21 përqindësh, pyeti ai.
Bankat ruse e vlerësojnë inflacionin shumë ulëtFotografi: Maksim Konstantinov/Russian Look/picture alliance
“Nëse bankat tona qendrore do të bënin diçka të tillë, ato do të mbeteshin të nesërmen pa punë.” Nëse inflacioni vlerësohet si shumë ulët, mbivlerësohet prodhimi ekonomik bruto. Gjithashtu ka mosmarrëveshje edhe për buxhetin. “Një pjesë e madhe e financimit të luftës kalon përmes sistemit bankar. Nëse ua shtojmë këtë shifrave të buxhetit, deficitet e tyre do të ishin rreth dy herë më të larta se sa thuhet në statistikat zyrtare.”/ DW

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128