
Francë/ Shumica e qytetarëve preferojnë një forcë të djathtë për të qeverisur vendin

Një sondazh i ri i publikuar nga Harris Interactive për revistën franceze Regards tregon një rritje të ndjeshme të mbështetjes për të djathtën ekstreme në Francë, duke sinjalizuar një mundësi reale që Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen të marrë një rol dominues në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Sipas sondazhit, 34% e votuesve francezë shprehen se do të votojnë për një kandidat të ekstremit të djathtë, çdo kandidat nga Tubimi Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
24% do të mbështesnin një kandidat të së majtës, ndërsa vetëm 19% do të votonin për një përfaqësues të qendrës, të lidhur me presidentin aktual Emmanuel Macron, i cili nuk ka të drejtë të rikandidojë pasi ndodhet në mandatin e tij të dytë.
Franca nuk është rasti i vetëm ku një pjesë e madhe e popullsisë po i drejtohet të djathtës. Tendenca drejt partive konservatore po vërehet në shumicën e vendeve perëndimore. Në Gjermani, për shembull, qeveria e koalicionit midis CDU-së dhe partisë së qendrës së majtë SPD ka qenë objekt i kritikave, duke nxitur pakënaqësi të gjerë në opinionin publik, madje edhe pa e marrë ende detyrën e qeverisjes.
Si rezultat në Gjermani, mbështetja për partinë e djathtë tradicionale AfD është në rritje, duke reflektuar një zhgënjim të thellë ndaj elitave politike aktuale.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128