Gazetarja amerikane lirohet pas një jave në robëri në Irak

7 Prill 2026, 19:51 / BOTA ALFA PRESS

Gazetarja amerikane lirohet pas një jave në robëri në Irak

Gazetarja amerikane Shelly Kittleson u lirua pas një jave në robëri në Irak.

Lirimi i saj ndodhi pas negociatave mes autoriteteve irakene dhe grupit Kaitab Hezbollah.

Sipas zyrtarëve irakenë, gazetarja u lirua në këmbim të disa të burgosurve të këtij grupi.

Kaitab Hezbollah njoftoi se lirimi i Kittleson ishte një “shenjë vlerësimi për qëndrimet patriotike” të kryeministrit irakian dhe se ajo duhet të largohet menjëherë nga vendi.

New York Times raporton se Shelly Kittleson tani është jashtë rrezikut dhe ka mbërritur në një vend të sigurt.

Po ndodh...

ide