Çfarë ndodhi sot në Lezhë gjatë vizitës së Ramës? Policia ndalon dy qytetarët, lezhjanët mbahen në komisariat për 4 orë

7 Prill 2026, 20:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Çfarë ndodhi sot në Lezhë gjatë vizitës së

Gjatë vizitës së sotme të kryeministrit Edi Rama në Lezhë, dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë mbajtur në komisariat për afro 4 orë.

Burime për mediat bëjnë me dije se njëri qytetarëve është mbështetës i Partisë Demokratike, ndërsa tjetri protestuesi i Rrjollit, ku prej 3 muajsh vijojnë protestat kundër realizimit të resortit turistik në këtë zonë. 

Dy qytetarët e ndaluar thuhet se janë mbajtur në komsiariat për rreth 4 orë, deri në përfundim të axhendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti.

Incidenti i sotëm është mësuar pas denoncimit të bërë nga Festim Meta, njëri prej personave të shoqëruar, i cili ka deklaruar se ka qenë rrugës për në shtëpi kur papritmas është ndaluar nga Policia. Ndërsa ka thënë se nuk ka marrë asnjë shpjegim për ndalimin e tij. 

Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se ndalimi i dy qytetarëve në fjalë është bërë pasi kishte informacione se dy personat mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama. Ndaj ky veprim është marrë si masë parandaluese të incidenteve të pritshme.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e kryera në rrugën e re që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë-Tiranë.

Një investim i pajisur me korsi biçikletash, trotuare në të dy anët e saj dhe elementë dekorativë, e cila do ti japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit të kësaj zone.

 

Po ndodh...

ide