Gjermania zotohet të rrisë rolin ushtarak në NATO

28 Prill 2025, 19:59 / BOTA ALFA PRESS

Gjermania zotohet të rrisë rolin ushtarak në NATO

NATO mund të llogarisë në Berlin për të rritur kontributin e tij në mbrojtjen e Evropës, pasi aleanca atlantike përballet me një të ardhme më të pasigurt se 70 vjet më parë kur Gjermania është bërë anëtare, ka thënë të hënën presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Duke folur në një ceremoni në selinë e NATO-s në Bruksel për të shënuar përvjetorin e anëtarësimit, Steinmeier u përpoq të qetësonte aleatët e tronditur nga ato që ai i quajti ndryshime epokale gjeopolitike, raporton Reuters.

“Sot, me luftën e Putinit kundër Ukrainës që po vazhdon me forcë të plotë, dhe me Shtetet e Bashkuara që ushtrojnë presion të ashpër ndaj aleatëve të saj evropianë, Gjermania është në një pozicion vendimtar”, ka thënë ai duke iu drejtuar aleatëve.

“Ne e morëm mesazhin, ju mund të mbështeteni tek ne… Ne do të përpiqemi ta bëjmë Gjermaninë, si ushtrinë dhe infrastrukturën e saj, shtyllën kurrizore të mbrojtjes konvencionale në Evropë”, ka shtuar ai.