Tërmeti në Stamboll, 151 persona u plagosën pasi u hodhën prej lartësisë nga paniku

23 Prill 2025, 16:54 / BOTA ALFA PRESS

Tërmeti në Stamboll, 151 persona u plagosën pasi u hodhën

Panik ka shkaktuar në Turqi tërmeti i madh prej 6,2 ballë që ndodhi mesditën e së mërkurës në Stamboll, si dhe paslëkundjet e fuqishme që pasuan.

Në këtë kontekst, guvernatori i qytetit, Davut Gül, shkoi në selinë e shërbimit të emergjencave dhe menaxhimit të fatkeqësive (AFAD) për t’u informuar mbi ecurinë e hetimeve.

Ndërkohë, në njoftimin e lëshuar nga zyra e tij, u bë e ditur se 151 persona u plagosën pasi, gjatë tërmetit të madh, u panikosën dhe u hodhën nga lartësi.

“Në orën 15:30, nuk ka pasur ndonjë zhvillim negativ për shkak të tërmetit 6,2 ballë që të ndikojë jetën e qytetarëve, furnizimin me energji, infrastrukturën, furnizimin me gaz natyror, ujë të pijshëm apo sistemin e kanalizimeve. Nuk ka pasur humbje jete”, thuhej në njoftim.

Gjithashtu u shtua: “Vazhdon trajtimi në spitale i 151 qytetarëve që u plagosën duke u hedhur nga lartësia nga paniku, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Nuk ka dëmtime në banesa në qytet. Një ndërtesë e braktisur u shemb në lagjen Fatih, por nuk pati as viktima dhe as të plagosur. Punimet e njësive përkatëse në terren vazhdojnë.”

Po ndodh...