
Inteligjenca ushtarake holandeze: Rusia po rrit sulmet hibride, nëse në Ukrainë vendoset paqja...

Agjencia e Inteligjencës Ushtarake holandeze deklaroi se janë rritur sulmet hibride të hakerave ruse ndaj Holandës dhe vendeve të saj aleate në Evropë.
Agjencia theksoi se këto sulme do të rriten më shumë edhe pas përfundimit të mundshëm të luftës në Ukrainë.
“Ne e shohim kërcënimin rus kundër Evropës në rritje dhe kjo do të vazhdojë edhe pas përfundimit të mundshëm të luftës kundër Ukrainës.
Në Holandë, ne pamë aktin e parë të sabotimit kibernetik kundër një shërbimi publik me synimin për të siguruar kontrollin e sistemit.
Ai u zmbraps, por ishte hera e parë”, thuhet në deklaratën e Agjencisë.
Vendet perëndimore kanë raportuar se vitet e fundit kërcënimet hibride nga Rusia dhe Kina janë bërë gjithnjë e më agresive.
Këto kërcënime mund të përfshijnë akte sabotimi kundër infrastrukturës, fushata dezinformuese dhe spiunazh.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128