Izraeli godet një ndërtesë pranë selisë së qeverisë së Libanit në Bejrut

Izraeli kreu një sulm ajror të enjten në qendër të Bejrutit, duke goditur një ndërtesë në një zonë shumë pranë selisë së qeverisë së Libanit.
Sulmi ajror, i ndodhur rreth orës 17:30, goditi një ndërtesë në lagjen Bachoura, rreth një kilometër larg nga Grand Serail, që shërben si seli e qeverisë libaneze.
Para goditjes, ushtria izraelite kishte lëshuar një paralajmërim për banorët e zonës, duke u kërkuar atyre të largoheshin pasi, sipas saj, pranë ndërtesës ndodhej një objekt i lidhur me organizatën Hezbollah.
Sipas autoriteteve izraelite, operacioni është pjesë e ofensivës kundër Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani.
Izraeli nisi javën e kaluar një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hezbollahut, pasi organizata libaneze kishte nisur sulme ndaj Izraelit më 2 mars, duke deklaruar se po hakmerrej për vrasjen e liderit suprem iranian në fillim të luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.
Që prej asaj kohe, Hezbollah ka lëshuar çdo ditë raketa dhe dronë drejt territorit izraelit, përfshirë një nga breshëritë më të mëdha të sulmeve të mërkurën në mbrëmje, që u pasua nga goditje të fuqishme izraelite në periferitë jugore të Bejrutit.
Qindra viktima dhe evakuime masive
Sipas autoriteteve libaneze, sulmet izraelite kanë goditur rëndë jugun dhe lindjen e Libanit, si dhe periferitë jugore të kryeqytetit, duke shkaktuar mbi 600 viktima.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuime masive në këto zona, duke detyruar më shumë se 800 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ushtria ka marrë udhëzim të zgjerojë operacionet në territorin e Libanit.
“Ne kemi premtuar qetësi dhe siguri për komunitetet në veri dhe këtë do ta realizojmë”, u shpreh ai gjatë një takimi me drejtues të lartë ushtarakë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128