Kroaci! Policia qëllon për vdekje të riun që tentoi të grabiste bankën

28 Mars 2025, 15:44 / BOTA ALFA PRESS

Kroaci! Policia qëllon për vdekje të riun që tentoi të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Split, Kroaci.

Një i ri mbeti i vrarë në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.

Sipas mediave vendase, i riu ka tentuar të grabisë bankën në qytet, por me ndërhyrjen e rojes së sigurisë është larguar.

Në dalje, është ndeshur me policë patrulle dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Në kundërpërgjigje të plumbave nga policët, grabitësi ka mbetur i vrarë.

 

Po ndodh...