Më shumë se gjysma e vendeve të BE-së rrisin shpenzimet ushtarake

1 Maj 2025, 17:34 / BOTA ALFA PRESS

Më shumë se gjysma e vendeve të BE-së rrisin shpenzimet

Më shumë se gjysma e të gjitha vendeve të BE-së synojnë të përdorin një përjashtim që i lejon ata të tejkalojnë kufijtë buxhetorë për të rritur shpenzimet ushtarake, ka njoftuar këshilli i bllokut.

Komisioni Evropian propozoi në fillim të këtij viti që anëtarët mund të përdorin një klauzolë emergjente për të shpenzuar deri në 1.5% të GDP-së së tyre në investimet e mbrojtjes gjatë katër viteve të ardhshme pa shkelur rregullat për deficitin publik dhe borxhin.

Bëhet e ditur se masa vjen pasi administrata Trump sugjeroi që Evropa duhet të paguajë më shumë për të mbrojtur veten – dhe mes shqetësimeve të sigurisë për luftën e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

“Gjermania dhe Polonia janë duke udhëhequr grupin e vendeve që kanë treguar se duan ta bëjnë këtë”, tha BE në një deklaratë të mërkurën.

Hungaria dhe Sllovakia, qeveritë e të cilave konsiderohen të jenë miqësore me Moskën, janë gjithashtu të listuara.