Rrjedhja e informacioneve sekrete, Këshilltari i Sigurisë së Donald Trump largohet nga posti, bashkë me zëvendësin e tij

1 Maj 2025, 17:22 / BOTA ALFA PRESS

Rrjedhja e informacioneve sekrete, Këshilltari i Sigurisë së

Këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, do të lënë postet e tyre, sipas Reuters.

Raportet tregojnë se Waltz dhe Wong pritet të largohen sot, por Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar.

Kujtohet se Waltz  kishte marrë përgjegjësinë për një bisedë në grup, në të cilën zyrtarë të lartë po planifikonin sulme ushtarake në Jemen. Waltz gjithashtu shtoi në bisedë kryeredaktorin e Atlantic, Jeffrey Goldberg, duke rezultuar në rrjedhjen e informacionit në media.

 

Po ndodh...

ide