Tregtonin lëndë piroteknike në bizneset e tyre, arrestohen dy persona në Tiranë, procedohet penalisht një tjetër

Strukturat e DVP Tiranë, kontrolle në subjekte tregtare dhe në ambiente të tjera, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Si rezultat i kontrolleve, janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse, me qëllim shitjen dhe një rast i kontrabandës së mallrave.
Arrestohen 2 shtetas, procedohet penalisht 1.
Sekuestrohen sasi e konsiderueshmmme lëndësh piroteknike, lëndë djegëse dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara.
Në zbatim të planit të masave për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme, të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Tiranë kanë evidentuar tre raste të kësaj veprimtarie dhe kanë kryer veprimet procedurale për autorët e dyshuar, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Z., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike. Gjithashtu, u gjet një sasi e madhe veshjesh të dyshuara të kontrabanduara. Lëndët piroteknike dhe veshjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. Q., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën lëndë të ndryshme piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollin në marketin në pronësi të tij, në rrugën “Frosina Plaku”, u gjet një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë
17 Dhjetor, 09:27
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

