"Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë”, Anuela Ristani dedikim të veçantë për ditëlindjen e Veliajt: Sot të kam në mendje si çdo ditë!

17 Dhjetor 2025, 10:00 / POLITIKË ALFA PRESS

"Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë”, Anuela Ristani

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka uruar kryebashkiakun Erion Veliajn për 46-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ristani ka ndarë një foto nga ditëlindja e parë e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, duke rikujtuar shprehjet e tij më tipike dhe momentet e veçanta të festës surprizë të organizuar nga stafi.

Kjo foto nga ditëlindja jote e parë në BT, për 36-vjetorin, më bën sot veçanërisht kuptim. Unë kisha mbledhur gjithë shprehjet e tua më tipike dhe i printuam në bluza për të gjithë. E preferuara ime ishte: “Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë”, mënyra jote për të na bërë të ishim po aq këmbëngulës e absolutisht të padorëzuar si ty. Ishte shumë e bukur kjo festë “surprizë”, kur lexonim njëri-tjetrin dhe fytyrat na ndriçonin shpresë. Mediat shkruan “çunat e kryetarit” i bënë dhuratën e veçantë! Aty kuptova që puna ime ishte punë “çunash” dhe se media nuk di asgjë, po asgjë fare! Dy të vërteta të pandryshueshme! Sot të kam në mendje si çdo ditë dhe urimi nuk i bën drejtësi shpresës që kam për ty!”, shkruan ajo.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Anuela Ristani (@anuela.ristani)

Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama për të mbajtur postimin e kryebashkiakes pas arrestimit të Erion Veliajt. Një vendim ky që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, pas ankimimit të trupës mbrojtëse të Veliajt.

Po ndodh...