Dhunoi rëndë me shqelma partneren shtatzënë që të humbiste foshnjen, arrestohet në Serbi Klejvis Metalla

Një 24-vjeçar shqiptar është kapur në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë Klejvis Metalla ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij e cila ishte edhe shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2025.
Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndërkohë vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
Si ndodhi ngjarja makabre:
Kujtojmë se 23 vjecarja nga Bulqiza, ishte dhunuar nga partneri i saj 24 vjeç, Klejvis Metalla.
Shkak për këtë situatë, u bë shtatzania e vajzës, e padëshiruar nga Klejvisi.
Ky i fundit nuk donte, që vajza ta mbante fëmijën, duke tentuar të bindë dhe familjarët e 23 vjecares, që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.
Por vajza iku, duke mos pranuar të abortojë.
Ditën e dhunës, në 27 janar në orën 15.30, vajza e re, bashkë me të vëllain 5 vjec, u gënjye dhe hipi në makinë me Klejvisin, pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën.
Jashtë qytetit, në vendin e quajtur “gurët e Skënderbeut” Klejvisi ka ndaluar makinën dhe ka zbritur vajzën, duke e goditur me shkelma në bark dhe në trup.
Më pas i ka marrë celuarin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë.
Një kalimtar i rastit shoqëroi 23 vjecaren në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e coi në shtëpi. Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

