Pahlav, djali në mërgim i Shahut të fundit të Iranit mund të marrë drejtimin e vendit? Ja si ka reaguar Trump

3 Mars 2026, 19:17 / BOTA ALFA PRESS

Pahlav, djali në mërgim i Shahut të fundit të Iranit mund

Presidenti Donald Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë minimizoi mundësinë që aktivisti iranian në mërgim, Reza Pahlavi, të marrë drejtimin e Iran, duke theksuar se do të preferonte një figurë që ndodhet brenda vendit.

“Disa njerëz e pëlqejnë atë dhe ne nuk kemi menduar shumë për këtë”, tha Trump.

“Më duket se dikush nga brenda ndoshta do të ishte më i përshtatshëm”, shtoi presidenti.

Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, është pozicionuar si një nga figurat më të njohura të opozitës iraniane në mërgim.

Megjithatë, Trump u shpreh se, ndonëse “ai duket si një person shumë i mirë”, ka më shumë gjasa që një figurë që ndodhet në Iran dhe gëzon mbështetje popullore, “nëse ekziston një person i tillë”, të jetë një kandidat më i përshtatshëm për udhëheqjen e vendit.

 

Po ndodh...

ide