
Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

Papa Leo XIV, me emrin e lindjes Robert Francis, pason Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë gjatë festës së Pashkëve. Ai u zgjodh në Konklavë nga 133 kardinalë nën moshën 80 vjeç dhe është i pari amerikan që mban këtë emër papnor. I lindur në vitin 1955, Papa Leo mbush 70 vjeç këtë vit.
Ai është diplomuar në matematikë në Universitetin Villanova dhe më pas ka studiuar teologji në Unionin Teologjik Katolik në Çikago. Formimi i tij akademik u plotësua me një doktoraturë në të drejtën kanonike në Universitetin Papnor të Shën Thoma Akuinit në Romë.
Pjesën më të madhe të jetës së tij si meshtar, ai e ka kaluar jashtë SHBA-ve, veçanërisht në Peru, ku shërbeu si misionar që nga viti 1985. Gjatë asaj periudhe ai ka ushtruar role të ndryshme: nga pastor e profesor, deri te drejtues manastiri dhe zyrtar gjyqësor në kishë.
Ai është ndër të paktët klerikë amerikanë me përvojë të thellë në Amerikën Latine, një aspekt që e bën figurë ‘urë’ midis dy kontineteve. Përveç gjuhës amtare, anglishtes, Papa Leo flet rrjedhshëm spanjisht, italisht, frëngjisht dhe portugalisht, si dhe ka aftësi të mira në latinisht dhe gjermanisht.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128