Përshkallëzohet konflikti Indi-Pakistan! 29 civilë të vdekur dhe 46 të plagosur nga sulmet me raketa

7 Maj 2025, 07:59 / BOTA ALFA PRESS
Përshkallëzohet konflikti Indi-Pakistan! 29 civilë të vdekur

Përleshjet që shpërthyen gjatë natës midis Indisë dhe Pakistanit kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar, pasi kanë lënë të vdekur 29 civilë – 26 në territorin pakistanez dhe 3 në atë indian.

Të paktën 46 persona janë plagosur, ndërsa pesë avionë luftarakë indianë janë rrëzuar.

Tensionet, që mund të çojnë dy vendet drejt një përplasjeje të re ushtarake – e shtata në historinë e tyre – nisën pas nisjes së Operacionit Sindoor nga India, i cili kishte në shënjestër baza të dyshuara të grupeve militante në nëntë pika brenda Pakistanit dhe në zonën e Kashmirit që kontrollohet nga ky i fundit.

Në kundërpërgjigje, Pakistani deklaroi se kishte rrëzuar disa avionë indianë, duke e cilësuar veprimin e Indisë si një provokim serioz që mund të përshkallëzojë situatën.

India pretendon se ky operacion ishte një përgjigje ndaj një sulmi të mëparshëm në prill, ku militantë të dyshuar sulmuan një grup pelegrinësh hindu në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke vrarë 26 vetë, përfshirë një shtetas nga Nepali.

Sulmet indiane janë përqendruar në infrastrukturën që pretendohet se lidhet me terrorizmin, si në Pakistan ashtu edhe në pjesën e Kashmirit që ndodhet nën kontrollin pakistanez./Protothema/

Po ndodh...