Prag epidemie! Izolohet një person i dyshuar me Ebola në Sao Paulo pas udhëtimit nga Kongo

30 Maj 2026, 20:52 / BOTA ALFA PRESS

Prag epidemie! Izolohet një person i dyshuar me Ebola në Sao Paulo pas

Autoritetet shëndetësore në Sao Paulo të Brazilit po hetojnë një rast të dyshuar të Ebolës, pas shfaqjes së simptomave tek një shtetas që ka udhëtuar së fundmi nga Republika Demokratike e Kongos.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për një burrë që ka shfaqur ethe pas kthimit nga vendi afrikan, ku aktualisht po përhapet një shpërthim i ri i sëmundjes.

Ai është vendosur në izolim në një spital të specializuar për trajtimin e rasteve të dyshuara me Ebola.

Në Republikën Demokratike të Kongos, situata mbetet e rënduar, me mbi 200 viktima dhe më shumë se 1 mijë të infektuar.

Autoritetet atje kanë shpallur gjendje emergjente, ndërsa raste të reja janë raportuar edhe në Uganda.

Autoritetet braziliane po kryejnë analizat për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për rast të Ebolës, ndërsa janë rritur masat e kontrollit shëndetësor në hyrje të vendit.

Po ndodh...

ide