
Putin refuzoi armëpushimin, SHBA nuk ndërmjetëson negociatat për paqe: Tarifa 500% vendeve që blejnë nga Rusia

Sipas gazetës Telegraph, duke cituar Departamentin Amerikan të Shtetit, Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmjetësojnë më në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi Vladimir Putin refuzoi të nënshkruante një armëpushim.
Departamenti i Shtetit tha se po ndryshonte “metodologjinë me të cilën do të kontribuonte” në bisedime dhe nuk do të “fluturonte më nëpër botë pa paralajmërim” për të marrë pjesë në takime.
Donald Trump thuhet gjithashtu se ka nënshkruar raundin e parë të dërgesave të armëve në Kiev nga administrata e tij. Departamenti i Shtetit tha se Kievi dhe Moska tani duhet të paraqesin propozime “konkrete” për t’i dhënë fund luftës dhe duhet të takohen drejtpërdrejt për të zgjidhur konfliktin.
Zyrtarët amerikanë kanë paraqitur mundësi për të rritur presionin ekonomik mbi Rusinë, në një përpjekje për ta detyruar Vladimir Putinin të nënshkruajë një armëpushim në Ukrainë.
Presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim, por opsionet përfshijnë sanksione të reja ndaj sektorit bankar rus dhe tarifa 500% për vendet që blejnë naftë, gaz ose uranium nga Moska.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128