Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

3 Mars 2026, 17:59 / BOTA ALFA PRESS

Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij. Ai gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka theksuar se ky shtet e ka mbështetur prej kohësh misionin paqeruajtës.

Rutte ka theksuar se KFOR-i vazhdon të luaj rol thelbësor për sigurinë në Kosovë.

“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe  i gatshëm për misionin e tij”, ka thënë Rutte.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se në forcën e saj nuk ka ndryshime të rëndësishme aktualisht. NATO-ja ka thënë se forca e saj rishikohet dhe përshtatet periodikisht, në përputhje me zhvillimet në terren, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit.

Në përgjigjen nga KFOR-i lidhur me thirrjet në rrjete sociale nga qytetarë të Serbisë, të cilët i kërkuan Iranit që, krahas sulmeve ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, të godasë edhe bazën amerikane në Kosovë, thuhet se kjo forcë rishikohet dhe përshtatet periodikisht, në përputhje me zhvillimet në terren.

“Forca dhe qëndrimi i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, derisa rrethanat evoluojnë, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Në përgjigje, misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se SHBA-ja vazhdon të luajë rol kyç, me rreth 600 trupa të dislokuara në Kosovë. Më së shumti trupa ka Italia, me mbi 900 sosh. Gjithsej janë më shumë se 4,600 trupa të KFOR-it në Kosovë.

Po ndodh...

ide