Tragjedia me 298 të vdekur! OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” më 2014

13 Maj 2025, 17:12 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedia me 298 të vdekur! OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e

Rusia është fajtorja për rrëzimin e avionit MH17 të Malaysia Airlines mbi Ukrainën lindore në korrik të 2014, sipas një njoftimi nga agjencia e aviacionit e Kombeve të Bashkuara, siç raportoi BBC.

298 pasagjerët e bordit humbën jetën kur avioni u godit nga një raketë prodhuar në Rusi. Kremlini ka mohuar gjithmonë këto akuza. Të hënën, Këshilli i OKB-së për Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) votoi që Rusia ka dështuar të përmbushë detyrimet e saj sipas ligjeve ndërkombëtare të aviacionit, të cilat kërkojnë që shtetet të “përmbahen nga përdorimi i armëve kundër aeroplanëve civilë gjatë fluturimit.”

Avioni MH17 i Malaysia Airlines, në udhëtimin e tij nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u godit mbi rajonin e Donbasit në Ukrainë, gjatë luftës mes forcave ukrainase dhe rebelëve mbështetur nga Rusia.

Shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit, 196 njerëz, ishin nga Holanda. Po ashtu, kishte 38 pasagjerë nga Australia, 10 nga Britania, si dhe shtetas belgë dhe malajzianë.

Kjo çështje u paraqit në OKB në vitin 2022 nga qeveritë e Australisë dhe Holandës, të cilat e kanë mirëpritur vendimin e ICAO-s. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë të përballet më në fund me përgjegjësinë për këtë akt të tmerrshëm dhune dhe të paguajë dëmshpërblimet për dëmin e shkaktuar,” deklaroi ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Uong.

Ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Veldkamp, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së së vërtetës dhe drejt arritjes së drejtësisë dhe llogaridhënies.

 

Po ndodh...