
Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes së paqes në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se arritja e një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë është shumë pranë.
Trump e bëri këtë deklaratë teksa po nisej për në Itali, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut dhe ndërkohë që i dërguari i tij, Steve Witkoff, po takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, në Moskë.
“Gjërat po shkojnë mirë dhe mendoj se në fund do të arrijmë shumë marrëveshje të mira, përfshi edhe marrëveshje për tarifat dhe tregtinë”, tha Trump.
“Do ta pasurojmë vendin tonë, por do të përpiqemi që ta nxjerrim nga lufta dhe të mund të shpëtojmë 5000 njerëz në javë, ky është synimi im. Dua të them, 5000 djem të rinj.
Shumica e tyre janë ukrainas, rusë. Janë 5000 djem të rinj ukrainas dhe rusë dhe ky do të ishte një nder i madh nëse ia dal.
Mendoj se jemi shumë pranë”, shtoi Trump.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128