
Zgjedhjet presidenciale në Rumani, avantazh i madh në raundin e parë për George Simion të ekstremit të djathtë

Politikani nacionalist euroskeptik George Simion kryeson me një diferencë të madhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i ndjekur nga kandidati centrist Crin Antonescu, sipas një exit poll-i të zgjedhjeve të sotme presidenciale.
Një tjetër exit poll e vendos gjithashtu Simionin në vend të parë, ndërsa në vend të dytë me pikë të barabarta janë centristët Antonescu dhe Nicușor Dan.
Simion merr 30-33% të votave, ndërsa Antonescu dhe Dan marrin nga 21% deri në 23%. Të dhënat e exit poll-eve nuk përfshijnë votat e rumunëve që jetojnë jashtë vendit, ku Simion dhe Dan gëzojnë popullaritet.
Rezultatet paraprake zyrtare priten të bëhen të ditura më vonë gjatë mbrëmjes së sotme.
???????? ???? Si sono concluse le votazioni per le elezioni presidenziali in Romania
Secondo i sondaggi in uscita, il radicale filorusso Gheorghe Simion è in testa al primo turno con il 30%, seguito da Crin Antonescu e Nicuşor Dan (23% ciascuno) e Victor Ponta (15%). pic.twitter.com/JrF9vfU07X
— Gianl1974 (@Gianl1974) May 4, 2025
Rumunët votuan sot në një përsëritje të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pas anulimit të tyre për shkak të parregullsive.
Në zgjedhjet e nëntorit, në raundin e parë fitoi kandidati i ekstremit të djathtë me retorikë pro-ruse, Călin Georgescu, i cili zhvilloi fushatën kryesisht përmes TikTok-ut.
Megjithatë, pak para mbajtjes së raundit të dytë, Gjykata Kushtetuese vendosi anulimin e raundit të parë për shkak të parregullsive në financimin e fushatës zgjedhore. Z. Georgescu iu ndalua të rikandidonte për postin dhe prokuroria nisi në shkurt një hetim kundër tij për deklarime të rreme lidhur me financimin e fushatës së tij.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128