
Zyrtari i SHBA: Tarifat ndaj Kinës mund të bien në 50% deri në 65% nga 145%

Administrata Trump po shqyrton mundësinë e uljes së ndjeshme të tarifave të vendosura mbi importet nga Kina, në një përpjekje për të ulur tensionet me Pekinin, të cilat kanë shkaktuar tronditje në tregtinë dhe investimet globale, sipas “Wall Street Journal”.
Më konkretisht, sipas publikimit, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se tarifat ndaj Kinës mund të bien në përqindje midis 50% dhe 65%. Qeveria gjithashtu po shqyrton një qasje graduale, të ngjashme me atë që ishte propozuar vitin e kaluar nga Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve për Kinën: tarifa 35% për produktet që SHBA nuk i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të paktën 100% për produktet që konsiderohen me rëndësi strategjike për interesat amerikane, sipas disa burimeve të WSJ.
Projektligji parashikon zbatimin gradual të këtyre tarifave brenda pesë viteve.
Presidenti Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, sipas të njëjtave burime, duke shtuar se diskutimet janë në vazhdim dhe po shqyrtohen disa opsione.
Trump deklaroi të martën se është i gatshëm të ulë tarifat për produktet kineze, duke thënë se tarifat 145% që vendosi gjatë mandatit të tij të dytë do të ulen. “Por nuk do të jenë zero,” theksoi ai. Kjo zhvillim u prit me lehtësim nga investitorët, të cilët ishin shqetësuar nga lëvizjet agresive të Shtëpisë së Bardhë javët e fundit.
Kina dha të mërkurën një sinjal se është e hapur për bisedime tregtare me Shtetet e Bashkuara, edhe pse Pekini paralajmëroi se nuk do të negociojë nën kërcënimet e vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë. Në qarqet e politikëbërjes kineze, deklaratat e Trump të martën u interpretuan si shenjë tërheqjeje, sipas personave që kanë kontakte me zyrtarët kinezë.
Deklaratat nga të dyja palët tregojnë një ndryshim në ton krahasuar me javët e fundit, gjatë të cilave dy ekonomitë më të mëdha të botës shkëmbyen hakmarrje dhe deklarata të ashpra, duke shkaktuar trazira të mëdha në tregjet ndërkombëtare financiare, të cilat përjetuan javët më të këqija të viteve të fundit.
Qeveria e SHBA kishte planifikuar që të përdorte negociatat në vijim për tarifat si një mjet presioni ndaj partnerëve të saj tregtarë, për t’i detyruar të kufizojnë marrëdhëniet e tyre me Kinën, kishte raportuar më parë Wall Street Journal.
Megjithatë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka deklaruar se ka hapësirë për bisedime rreth një marrëveshjeje të mundshme tregtare midis SHBA-së dhe Kinës. Këto bisedime do të duhej të përfshinin Trump dhe Presidentin kinez Xi Jinping, edhe pse të dy nuk kanë folur që kur Trump u rizgjodh në Shtëpinë e Bardhë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128