Bankat, “dorështrënguara”! BSH: Kërkesa për kredi pritet të rritet në vijim. Lehtësohen kushtet e kredive për banesa

23 Prill 2025, 12:45 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Bankat, “dorështrënguara”! BSH: Kërkesa për

Pavarësisht rritjes së kërkesës për kredi nga bizneset dhe individët, bankat kanë qenë të rezervuara në miratimin e tyre në 3 mujorin e pare të këtij viti. Ndërkaq Banka e Shqiprëis teksa parashikon rritje të kërkesës për pre kredi, thotë se gjatë 3 mujorit të dytë të 2025-s do të lehtësohen kriteret për kredidhënie.

Pavarësisht kërkesave të larta si nga ana e bizneseve ashtu edhe individëve, bankat janë treguar dorështrënguara në dhënien e kredive ne 3 mujorin e pare të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ky trend është ndikuar nga faktorë si historiku i kredive, të ardhurat e pamjaftueshme dhe pasqyrat financiare të dobëta të aplikantëve.

Përballë kësaj situate, në tremujorin e dytë, pritet një ndryshim i kësaj qasjeje. Banka e Shqipërisë parashikon lehtësim të standardeve për kreditë për investime dhe për likuiditet afatshkurtër, por vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Bizneset e mëdha nuk do të përfitojnë nga ky lehtësim, pasi standardet për to pritet të mbeten të pandryshuara.

Megjithatë, kërkesa për kredi nga bizneset parashikohet të vijojë të zgjerohet edhe në tremujorin e dytë, e nxitur nga përmirësimi i besimit të biznesit dhe normat aktuale të interest.

Nga ana tjetër, individët kanë qenë po ashtu aktivë në kërkimin e financimeve, si për blerje banesash ashtu edhe për shpenzime konsumatore, edhe këtu, bankat kanë mbajtur një qasje më të kujdesshme.

Pritshmëritë janë që në muajt në vijim, të lehtësohen standardet për kreditë hipotekare, ndërsa kreditë konsumatore do të përballen me një shtrëngim të mëtejshëm të kritereve.

 

Po ndodh...