Vidhet vula e KZAZ/ Dropull, sekretari i qendres denoncon vjedhjen

23 Prill 2025, 12:26 / POLITIKË ALFA PRESS
Vidhet vula e KZAZ/ Dropull, sekretari i qendres denoncon vjedhjen

Disa ditë para zgjedhjeve, në zonën e Dropullit e cila ka edhe përqëndrimin më të madh të minoritetit grek, është konstatuar se është vjedhur vula e KZAZ.

Vjedhjen e vulës e ka pikasur sekretari i KZAZ i cili ka bërë denoncimin. Ndërkohë kjo qendër nuk është e pajisur me kamera sigurie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin.”

Po ndodh...