Ervin Salianji: PD është rehatuar me humbjen, nuk vjen dot në pushtet vetëm me votat që ka Berisha!

15 Dhjetor 2025, 21:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Ervin Salianji: PD është rehatuar me humbjen, nuk vjen dot në

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për problemet e Partisë Demokratike dhe krizën që ajo po përjeton pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare për herë të tretë rradhazi. 

Salianji tha se në PD ka një grup njerëzish që e konsiderojnë veten të privilegjuar dhe nuk kanë lidhje me mbështetësit e thjeshtë të partisë. Salianji deklaroi se PD nuk mund të vijë në pushtet vetëm me votat e Sali Berishës. 

"Ka një arsye pse unë dhe një grup demokratësh po bëjmë lëvizjen e tillë. Ka dy qëndrime për PD. Një qëndrim, që jemi mirë kështu dhe fajin e ka Rama. Sa herë humbim zgjedhjet, është qëndrim zyrtar, ka disa rrogtarë dhe disa që sakrifikojnë. Disa të privilegjuar, që mendojnë se demokratët u kanë borxh dhe këta janë të rëndësishëm. Fakti që ky qëndrim nuk po ndryshonte, kam menduar që duhet të themi disa të vërteta ashtu sic jam. Ju thoni çfarë kërkon Salianji? Kërkoj atë që kërkon çdo demokrat, kërkoj që PD të jetë parti fituese. E kërkojnë demokratët këtë?

A duan demokratët që PD të jetë fituese? Besoj se po. A mundet PD të fitojë? Po. A vjen dot në pushtet kështu sic është? Jo. Me sjelljen që ka PD, jo partia, drejtuesit e PD, nuk vjen dot në pushtet. Ju thoni është rrudhur. Ka patur zgjedhjjet të pjesshme, PD ka marrë 2500 vota në Vlorë… Kemi shkuar 1700 vota në Cërrik, 1000 vota në Tepelenë. Në pesë bashki nuk merr dot as një mandat. Këto janë shenja alarmi që një politikan duhet ti lexojë.

A është rehatuar PD me humbjen? Mendoj se po. Shumë drejtues të PD janë rehatuar me humbjen, nuk lodhen për të qenë fitues. Ka një privilegj më shumë se ca të tjerë. Sëmundja e opozitarizmit, që mendon se ke disa privilegje. Kemi humbje seriale dhe njerëz që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Ka largësi nga demokratët, po mbushen sallat te ne dhe kjo e tregon, demokratët janë të neglizhuar, të braktisur. 

Kemi mungesë përfaqësimi. U vendosën disa rregulla, ai që do të marrë më shumë vota, promovohet. U vendosën ata të primareve? Jo.

Sali Berisha, ka një numër të konsiderueshëm votash. Për shkak se është simbol në PD, ka 35 vite, do të ketë gjithmonë një numër votash, por nuk mjafton për të ardhur në pushtet. Ne duhet të gjejmë mekanizmin, të kalojmë përtej votave që Berisha ka në PD, që PD të jetë parti fituese", tha Salianji. 

 

Po ndodh...