Çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së?

15 Dhjetor 2025, 23:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura të

Janë zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të zhvilluar këtë të hënë.

Mësohet se në mbledhje janë diskutuar zhvillimet e pritshme në seancën plenare të së enjtes, puna e komisioneve parlamentare si dhe rendi i ditës, ndërsa një fokus i veçantë i mbledhjes ka qenë aksioni i opozitës brenda Parlamentit, paralelisht me protestat jashtë tij.

Raportohet se, deputetët Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbani kanë folur për mundësinë e një përshkallëzimi dhe radikalizimi të aksionit opozitar në Parlament, duke mos përjashtuar edhe skenarin e një greve urie.

Teza është diskutuar, por deri në këto momente nuk është marrë asnjë vendim konkret.

Po ndodh...