Kushtetuesja ktheu Ballukun në detyrë, Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë: Nuk e prisja vendimin! Prishja e provave…

15 Dhjetor 2025, 21:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Kushtetuesja ktheu Ballukun në detyrë, Kryetarja e Shoqatës

Joana Qeleshi, Kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, e ftuar në “Studio24” me OlaBrukon, ka deklaruar se nuk e priste vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese për të kthyer në detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe energjetikës dhe Zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.

“E duhur apo jo, vendimet e gjykatave janë vendime që duhet të respektohen.
Pesonalisht nuk e kam pritur një vendim të tillë se në fazën e parë të pezullimit, kuptohej që do të ishte një vendim që do të shihej nëse çështja do të shkonte në seancë plenare. Paraprakisht sa kohë kemi një pezullim të një vendimi gjykate, ajo që do të ndodhë në seancë, ka një hapje të çështjes apo pritshmërive si mund të vijojë ajo”, tha ajo.

Ndërkohë pyetjes se sa mundësi ka që Balluku të prishë provat ndërkohë që mbeten më shumë se një muaj deri në datën 22 janar kur do të mbahet seanca e trajtimit të çështjes në themel, Qeleshi u shpreh se Balluku është tashmë në detyrë me kompetenca të plota, duke nënkuptuar që diçka e tillë edhe mund të ndodhë.

“Balluku është mirëfilli në detyrë. Gjykata Kushtetuese duke pezulluar vendimin e GJKKO ka kthyer në detyrë Ballukun me argumentimin se pezullimi sjell pasoja të rëndësishme në funksionimin e Këshillit të Ministrave. Deri në datën 22 apo edhe më tej nëse seanca e datës 22 do të shtyhet, Balluku do të jetë në detyrë më kompetenca të plota si ministre dhe zëvendës kryeministre”, tha ai.

Po ndodh...