Indrit Vokshi: PD sot është si "Hamasi", me drejtim radikal, kush kritikon shpallet i shitur dhe me Sorosin...

15 Dhjetor 2025, 21:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Indrit Vokshi: PD sot është si "Hamasi", me drejtim radikal,

Analisti Indrit Vokshi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, ka folur për krizën e Partisë Demokratike. 

Ai deklaroi se në PD ka një drejtim me frymë radikale, të ngjashme me "Hamasin" dhe se çdo person që artikulon kritikën më të vogël, shpallet armik, i blerë, me Sorosin, etj, etj. 

"Ka humbur projeksioni se PD do të jetë parti qeverisëse. Ka edhe një projeksion pushteti. Shqiptarët thonë këta nuk vijnë në qeveri, nuk kemi pse shkojmë pas tyre. Nuk ka një moment politik për këtë parti. Si në futboll, kur një ekip humbet, në vend të ndërrojë trajnerin dhe ekipin, proteston te fusha. E shoh si qerthull hipokrizie, që ta mbajmë me protesta për të thënë se jemi gjallë. Pamundësia pë të krijuar ekip, sjell pakësimin e njerëzve. Njerëzit, edhe vetë demokratë, nuk kanë patur dëshirën ose kapacitetin për ti thënë Berishës largohu, por kanë bojkotuar, kanë thënë nuk merremi më me këta.  

Një arsye e bastisjes së PD, është gjuha agresive dhe përçarëse e kryetarit dhe të tjerëve që e ndjekin, për çdo mendim që nuk përputhet me adetet e fesë demokratike të zotit Berisha, shajnë dhe thonë je i blerë, i paguar. Rasti konkret Salianji, një ditë ishte heroi i burgosur politik i PD, sot shpalli një lëvizje brenda PD, për ti folur anëtarsisë, i kujtuan shkopin e janarit. Ata që i kujton shkopin, janë nja 200 vetë që ishin edhe vetë me shkopinj. Pse? Nuk tha as Edi Rama është i mirë, as doli video duke marrë lekë nga Rama, por fillojnë direkt, i blerë, i shitur, Soros, e me rradhë. Të djathtën shqiptare sot e dominon Hamas, kontigjenti më radikal dhe i dhunshëm verbalisht.

Pse duhet të afrohen njerëzit kur sapo të thonë një mendim që nuk përputhen me liderin e partisë, e marrin dhe e shkyejnë, i shitur dhe i blerë. Pse tentativën për të folur ta trajtosh si armiqësi? Kur nuk ndryshon kjo, do të bëhet realitet ai fjalimi që tha Berisha “edhe sikur një të mbetet, ai do të jem unë”. Kur ke mentalitet Hamasi, komunist, pse do të afrohen njerëzit?", tha ndër të tjera Vokshi. 

 

Po ndodh...