Abilekaj: Takimet e Salianjit tregojnë problemet e PD-së, njerëzit e shohin si njeri që ka rezultate

15 Dhjetor 2025, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Abilekaj: Takimet e Salianjit tregojnë problemet e PD-së,

Analisti Enton Abilekaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar takimet e Ervin Salianjit me demokratët nëpër disa qytete, u shpreh se këto takime tregojnë problemet në PD dhe atë si një politikan që ka patur rezultate.

“Po e shajmë shumë PD-në. Kjo parti ka disa probleme, por mendoj se janë normale. Të humbësh 3 herë në kushtet që jemi sot, pavarësisht se nuk bëhen zgjedhje, elektorati stabël i PD, krijohet raport mosbesimi.

Një pjesë e tyre mendon se janë lënë pas dore, nuk do të vijnë kurrë në pushtet e me radhë. Por kjo nuk do të thotë se PD është marrë peng nga një grup njerëzish. As Avokati i Ppullit nuk domethënë këtë, apo lëvizja e Salianjit, takimet, nuk do të thotë kjo.

Takimet e Salianjit tregojnë problemet e PD. Ata njerëz që vuajnë dhe gjenden të vetëm para një pushteti, që pushohen nga puna, duan të gjejnë mbështetje te ata që janë në drejtim, jo një grusht njerëzish me rrogë deputeti, makinat, honoraret, një grup të privilegjuarish, që nuk kanë lidhje me elektoratin e vet. Salianji që shkon atje pa ofiqe, e keni parë si e presin njerëzit? Sepse e shohin si veten, si njeri që ka rezultate, dhe jo si shumicën që nuk ka rezultate të mira. Këto do PD, besim që këta njerëz kuptojnë elektoratin, mund të arrijnë, rezultate. Besoj se kjo është kriza sot në PD”- tha Abilekaj.

Po ndodh...