Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia dhe Greqia në krye, emigrimi i nxitur nga familja dhe puna

21 Dhjetor 2025, 11:47 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar në Europë, duke përqendruar numrin më të lartë të shtetasve shqiptarë dhe personave rezidentë të lindur në Shqipëri. Sipas të dhënave, rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë në 31 vende europiane, duke konfirmuar përmasat e mëdha dhe shpërndarjen e gjerë të diasporës shqiptare në kontinent.

Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia nuk janë vetëm vende pritëse tradicionale, por edhe qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë. Kjo reflektohet si në numrin e lartë të rezidentëve, ashtu edhe në proceset e integrimit, përfshirë lejet e qëndrimit dhe fitimin e shtetësisë.

Sipas statistikave të Eurostat për vitin 2024, gati gjysma e lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë në Bashkimin Europian ose rreth 47.6% janë për arsye bashkimi familjar, ndërsa 29.1% lidhen me punësimin. Arsye të tjera përbëjnë 22.4%, ndërsa lejet për studim mbeten minimale, rreth 1%./SCAN

Po ndodh...

ide