Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama i prerë: Nuk e autorizojmë!

21 Dhjetor 2025, 10:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama i prerë: Nuk e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e bërë të qartë se mazhoranca nuk ka ndërmend ta shqyrtojë atë.

Duke folur në podkastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve për të kërkuar masa që i quajti “ekstreme”, ndërsa vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit të SPAK-ut. Sipas tij, prokurorët nuk duhej t’i drejtoheshin Kuvendit pa pritur fillimisht shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar.

Në një tjetër dalje me tone ironike dhe leksione mbi shtetin e së drejtës, Rama deklaroi se “drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, ndërsa theksoi se shumica qeverisëse “nuk ka asnjë gjasë” të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut për masa të reja ndaj Ballukut.

Qëndrimi i kryeministrit bie në sy për kontrastin e fortë me deklaratat e mëparshme, kur SPAK ka hetuar apo arrestuar figura të tjera politike, përfshirë edhe nga radhët e Partisë Socialiste, raste në të cilat Rama e ka mbështetur hapur institucionin, duke e konsideruar si një sukses të reformës në drejtësi dhe një nga “krijesat” e Rilindjes.

Rama: Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.

Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon.

Po ndodh...

ide