Barazoi rekordin e tij dhe festoi si ai, Mbape ia dedikon arritjen Ronaldos: Idhulli im, kur isha një djalë i vogël ëndërroja që…

21 Dhjetor 2025, 10:59 / SPORT ALFA PRESS

Barazoi rekordin e tij dhe festoi si ai, Mbape ia dedikon arritjen Ronaldos:

I përhershmi Kilië Mbape vulosi fitoren e Real Madridit kundër Seviljës. Me golin e realizuar në minutën e 86-të nga penalltia, ai barazoi rekordin e Kristiano Ronaldos për më së shumti gola brenda një viti kalendarik me 59 të tillë.

Pikërisht këtë gol, franezi ia dedikoi CR7-ës duke bërë festimin e tij dhe për këtë ai u përgjigj për gazetarët pas ndeshjes.

“Sot barazova rekordin e idhullit tim, Kristiano Ronaldos, lojtarit më të madh në historinë e këtij klubi. Pse ia dedikova golin tim Ronaldos? Sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me mua, më ka ndihmuar të përshtatem në Madrid, tani është miku im dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Dua t’i dërgoj urimet e mia më të mira, Gëzuar Krishtlindjet dhe një Vit të Ri të lumtur. Kur isha një djalë i vogël, thosha se dhurata ime e ëndrrave për ditëlindje do të ishte të luaja një ndeshje për Real Madridin. Sonte, ajo ëndërr u bë realitet”, deklaroi Mbape.

Po ndodh...

ide