
Tarifat e Trump një tjetër "bombë" për industrinë e verës/ Shitjet globale të verërave në 2024 ranë në nivelet më të ulëta që nga viti 1961

Konsumi në mbarë botën i verës ra në vitin 2024 në nivelin më të ulët në më shumë se 60 vjet, duke ngritur shqetësime rreth rreziqeve të reja nga tarifat e SHBA. Organizata Ndërkombëtare e Hardhisë dhe Verës (OIV) tha të martën se shitjet në 2024 ranë 3.3% nga viti i kaluar në 214.2 milion hektolitra.
OIV, raporti i të cilit bazohej në shifrat e qeverisë, tha se kjo do të ishte shifra më e ulët e shitjeve që nga viti 1961, kur shitjet ishin 213.6 milion hektolitra. Prodhimi është gjithashtu në nivelin më të ulët në më shumë se 60 vjet, duke rënë me 4.8% në 2024 në 225.8 milion hektolitra.
Shefi i statistikave të OIV, Giorgio Delgrosso, tha se industria e verës është goditur nga një stuhi e fortë pasi shqetësimet shëndetësore ulin konsumin në shumë vende dhe faktorët ekonomikë shtuan problemet.
“Përtej ndërprerjeve ekonomike dhe gjeopolitike afatshkurtra, është e rëndësishme të merren parasysh faktorët strukturorë afatgjatë që kontribuojnë gjithashtu në rënien e vërejtur të konsumit të verës”, thuhet në raportin vjetor të IOV.
OIV tha se konsumatori tani po paguante rreth 30% më shumë për një shishe tani sesa në 2019-2020 dhe konsumi i përgjithshëm kishte rënë me 12% që atëherë. Në Shtetet e Bashkuara, tregu kryesor i verërave në botë, konsumi ra me 5.8% në 33.3 milion hektolitra. Delgrosso tha se tarifat e urdhëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump mund të bëhen "një tjetër bombë" për industrinë e verës.
Shitjet në Kinë mbeten nën nivelet e para Covid-it. Në Evropë, e cila përbën gati gjysmën e shitjeve në mbarë botën, konsumi ra me 2.8% vitin e kaluar. Në Francë, një nga prodhuesit kryesorë globalë, vitin e kaluar është konsumuar 3.6% më pak verë. Spanja dhe Portugalia ishin ndër tregjet e rralla ku konsumi u rrit.
OIV tha se prodhimi ishte goditur nga ekstremet mjedisore si reshjet mbi mesataren në disa rajone dhe thatësirat në të tjera. Italia ishte prodhuesi kryesor në botë me 44 milionë hektolitra, ndërsa prodhimi i Francës ra 23% në 36.1 milionë hektolitra, niveli më i ulët që nga viti 1957.
Italia është gjithashtu eksportuesi më i madh i verës dhe tregtia e saj u rrit për shkak të popullaritetit të verërave të gazuara si prosecco. Spanja prodhoi 31 milion hektolitra, ndërsa prodhimi i verës në SHBA ra 17.2% në 21.1 milion hektolitra, kryesisht për shkak të nxehtësisë ekstreme.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128