Formula 1/ Kryeson renditjen, alarmon Norris : Diçka nuk shkon me mua dhe makinën

16 Prill 2025, 17:34 / SPORT ALFA PRESS

Formula 1/ Kryeson renditjen, alarmon Norris : Diçka nuk shkon me mua dhe

Kryesimi në Kampionatin Botëror të Formulës 1 nuk e qetëson Lando Norrisin. Piloti 25-vjeçar i MekLarenit kaloi një fundjavë të vështirë në Bahrejn. Shoku i tij i skuadrës, Oskar Piastri, dominoi në Bahrejn, duke fituar lehtësisht, për ta ngushtuar diferencën në renditjen e pilotëve me vetëm 3 pikë (77 pikë për britanikun dhe me 74 për australianin).

Norris, madje në garën e Bahrejnit u kalua edhe nga Xhorxh Rasëll, me pilotin e Mercedesit që u rendit në vendin e dytë. Vendi i tretë ishte një rezultat që nuk e la të kënaqur Norrisin, ku në Çmimin e Madh patën ndikim edhe provat kualifikuese të ndërlikuara, aty ku piloti i MekLarenit regjistroi vetëm kohën e gjashtë më të shpejtë. Një rezultat që duket se nuk është i lehtë për t’u kapërdirë nga lideri i kampionatit.

Kryesimi në Kampi onatin Botëror të Formulës 1 nuk e qetëson Lando Norrisin. Piloti 25-vjeçar i MekLarenit kaloi një fundjavë të vështirë në Bahrejn. Shoku i tij i skuadrës, Oskar Piastri, dominoi në Bahrejn, duke fituar lehtësisht, për ta ngushtuar diferencën në renditjen e pilotëve me vetëm 3 pikë (77 pikë për britanikun dhe me 74 për australianin). Norris, madje në garën e Bahrejnit u kalua edhe nga Xhorxh Rasëll, me pilotin e Mercedesit që u rendit në vendin e dytë.

Vendi i tretë ishte një rezultat që nuk e la të kënaqur Norrisin, ku në Çmimin e Madh patën ndikim edhe provat kualifikuese të ndërlikuara, aty ku piloti i MekLarenit regjistroi vetëm kohën e gjashtë më të shpejtë. Një rezultat që duket se nuk është i lehtë për t’u kapërdirë nga lideri i kampionatit.

BESIMI — Konfuzioni i Norrisit ishte aq i madh gjatë gjithë fundjavës, saqë ai u detyrua të qëndronte në bokse me teknikët deri në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës më 12 prill. Për momentin, makina mbetet një enigmë për Landon, i cili, megjithatë, ka gjithashtu një qasje të veçantë, siç e shprehu për gazetën britanike “The Sun”: “Kur gjërat nuk shkojnë siç dua dhe kur bëj ndonjë gabim, ndihem shumë i zhgënjyer.

Ndoshta ka raste kur në mungon disi besimi në vetvete, më ka ndodhur në të shkuarën. Por është thjesht në natyrën time, në mënyrën sesi i bëj gjërat. Kjo më ka bërë ky që jam sot dhe me shumë mundësi me raste më ka penguar që përmirësohem si pilot”, thotë Norris. Por tashmë është momenti për të kthyer faqen: “Siç e kam thënë, e di se çfarë mund të bëj. Më duhet vetë të përqendrohem për t’u kthyer në atë nivel”. Një detyrë jo e lehtë, por që duket më se e realizueshme nga Norris.