
Mourinho, zemra e një legjende: Fitorja në Champions të bën të pavdekshëm, ja si motivova Eto’o-në

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës për BBC-në, gjatë një specialeje të dedikuar Ligës së Kampionëve, José Mourinho ka ndarë disa nga kujtimet më të forta të karrierës së tij, ato që e lidhin përjetësisht me këtë kompeticion magjik.
Dy herë fitues i Champions-it, me Porton në 2004 dhe me Interin në 2010, trajneri portugez flet jo vetëm për trofetë, por për njerëzit pas tyre. Dhe për betejat e padukshme, ato që ndodhin jo në fushë, por në zemrën e një lojtari.
Një nga momentet që kujton me më shumë emocion është ai me Samuel Eto’o-në gjatë vitit të ‘Tripletës’ tek Interi.
“Kam pasur qindra lojtarë në karrierë,” thotë Mourinho, “por gjithmonë i kam trajtuar në mënyrë individuale. Eto’o ishte një shembull i jashtëzakonshëm i forcës mendore.
Në atë çerekfinale ndaj Chelsea-t, ai shënoi golin vendimtar në ‘Stamford Bridge’ dhe zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme.”
Por ajo që ndodhi para asaj ndeshjeje është një histori më vete. “Çdo ditë gjatë javës u përballa me të. I thosha: ‘Nuk do të luash. Nuk je në formën tënde më të mirë.
Nuk kam besim te ti.’ Ai më lutej: ‘Të lutem, mister, më lër të luaj.’ Por kjo ishte pjesë e një loje psikologjike. E dija që do të reagonte siç bëri. Ishte një luftë e heshtur që solli një shpërthim madhështor në fushë.”
Mourinho, me fjalë që peshojnë sa një karrierë, e mbyll rrëfimin me një ndjenjë të thellë krenarie: “Jam dy herë fitues i Champions League.
Të gjithë e dinë. Në 2004 dhe 2010. Kush ishte trajneri? Mourinho. Këtë nuk mund ta harrojë askush. Fitorja në Champions të bën të pavdekshëm. Do të jesh përherë një legjendë për atë klub.”
Dhe në fakt, janë të tillë ata që shkruajnë historinë, jo vetëm me fitore, por me emocionin që dinë të zgjojnë te të tjerët.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128