Trump njoftoi se lufta në Lindjen e Mesme do të mbarojë! Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në mbarë botën

10 Mars 2026, 12:10 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Trump njoftoi se lufta në Lindjen e Mesme do të mbarojë! Bien

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme menjëherë pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi se lufta në Iran do të mbaronte “shumë shpejt”.

Ditën e djeshme u rapotua se çmimi i naftës bruto kishte arritur afërsisht deri në 120 dollarë për fuçi nga frika se konfliktet në Lindjen e Mesme do të sillnin ndërprerje të gjata të furnizimit me energji.

Por menjëherë pas deklaratës së Trump çmimet e naftës janë ulur deri në 90 dollarë për fuçi.

Ndërsa mësohet se dhe çmimet e benzinës kanë pësuar rënie gjithashtu.

Presidenti amerikanë në fillim njoftoi se “lufta është pothuajse e plotë”. Ndrës më vonë paralajmëroi Iranin të mos e bllokonte Ngushticën e Hormuzit, e cila është një rrugë detare thelbësore për furnizimet globale me energji.

"Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ata do të goditen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njëzet herë më fortë sesa janë goditur deri më tani", shkroi Trump në rrjet.

Trupa e Gardës Revolucionare Islamike iu kundërpërgjigjen Trumpit duke bërë me dije se forcat e armatosura të Iranit "nuk do të lejojnë eksportin e asnjë litri naftë nga rajoni".

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra nën 84 dollarë për fuçi në një moment përpara se të rritej në 90.21 dollarë të martën.

Çmimet në Mbretërinë e Bashkuar për dërgesat njëmujore në avancë që ranë me më shumë se 10% në 123p për termometër, shumë më poshtë nivelit maksimal të së hënës prej 171p.

“Rënia e çmimeve të naftës u ka dhënë tregtarëve një moment për të “nxjerrë frymën”, por tregjet e energjisë mbeten në një gjendje “tërheqjeje totale të litarit”, tha Alberto Bellorin, themelues dhe drejtor menaxhues i firmës së investimeve në naftë dhe gaz InterCapital Energy.

“Tregtia e naftës "do të mbetet tepër e paqëndrueshme", shtoi më tej Bellorin dhe çmimet ka të ngjarë të rriten në rast se konflikti përshkallëzohet dhe të bien nëse duket se situata mes vendeve po përmirësohet.

 

Po ndodh...

ide