EMRAT/ Shpërthen bomba, plagosen dy punëtorët! Dyshohet e Luftës së Dytë Botërore
2026-06-03 13:53:55 / AKTUALITET

Dy persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Përmet ditën e sotme (3 qershor).
Personat, të dy punëtorë, ishin duke bërë riparime në një shtëpi të vjetër në fshatin Grabovë, kur ka ndodhur eksplodimi me pasoja dramatike.
Të dëmtuar nga ky shpërthim sipas të dhënave të para policore kanë mbetur dy punëtorët, që janë dërguar me urgjencë në spital.
Të plagosurit janë Mustafa Koçi, 43 vjeç. Sipas raportimeve të spitalit ai ka dëmtim të lehtë në dorë (djegie). Dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç.
Bomba dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba është pronari i shtëpisë, 68 vjeç.
Policia vendore njoftoi se ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet.
Happening now...
ideas
You just run away!
Nga Irena Beqiraj
A protest against Rama's arrogance and Berisha's agony
Nga Indrit Gjyzeli
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
