Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vrau dhe zhduku trupin e shokut, brenda ‘Porsche’ të autorit u gjet një lopatë

Eglant Koçi i zhdukur që prej datës 4 qershor dyshohet të jetë vrarë dhe më pas të jetë groposur. Dyshimet e grupit hetimor përforcohen pasi në automjetin tip Porsche e sekuestruar të autorit të dyshuar dhe të shpallur në kërkim, Armand Shakaj, hetuesit kanë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte.
Ky detaj, sqarojnë burime të sigurta pranë hetuesve, ka forcuar dyshimet se trupi i 34-vjeçarit mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar, ndërsa kërkimet vijojnë prej ditësh.
Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba tha se kontrollet janë fokusuar kryesisht në Tiranë e Elbasan, në zona malore, ndërsa në ndihmë të palës shqiptare, janë edhe forca të Kosovës duke kontrolluar me qen. Paralelisht kërkimet janë fokusuar edhe për arrestimin e autorit të dyshuar, Armand Shakaj, shoku i ngushtë i Eglant Koçit. Trupi i të riut dyshohet të ketë qëndruar më shumë se 24 orë në makinën e Shakajt derisa me aludimet se mjeti kishte defekt, mori një karrotrec dhe e transportoi deri në zonën e Ibës. Prej andej pa lënë gjurmë për shkak se zona nuk mbulohet me kamera sigurie.
Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes të rëndë të jetë bërë një debat i ashpër mes dy shokëve të ngushtë për aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave, apo monedhave virtuale. Ndërsa është duke u hetuar edhe mosshlyerja një shume të konsiderueshme parashë. Grupi hetimor ka siguruar të dhëna se i kërkuari Armand Shakaj dyshohet të jepte para me fajde dhe se me ndërmjetësimin e Eglant Koçit një shumë parash mund t’i jetë dhënë personave të tretë. Kjo shumë, dyshojnë hetuesit të mos jetë shlyer dhe përgjegjës Armand Shakaj mund të bënte shokun e tij të ngushtë, Eglant Koçin.
Happening now...
ideas
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128