Çyrba seeks innocence in Special Appeal, former socialist MP's lawyer argues in session: There is no evidence of leaking state secrets

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, teksa gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme avokati i tij mbrojtyës u shpreh se nuk ka prova që të jetë kryer tregtim i sekretit shtetëror dhe sipas tij as përkragje e autorit të krimit.
“Nuk rezulton të keni sjellë që i pandehuri të ketë marrë informacion nga një zyrë Interpoli apo nga policia dhe t’ua ketë dhënë të tjerëve, sepse po të kishte ndodhur kështu, pyetja është kujt ia mori sekretin, cilit drejtor Interpoli apo drejtor i policisë vendore”, u shpreh Ilir Murati.
Vetë Jurgis Çyrbja nuk ishte i pranishëm, dhe kujtojmë që ai është liruar pasi ka përfunduar dënimin e 16 muajve me kohën e paraburgimit.
Ndërkohë që seanca për shpalljen e vendimit është shtyrë për në datën 24 prill.
Kujtojmë se SPAK është shprehur më parë se i pandehuri Altin Hajri do ta rriste Jurgis Çyrbjen në vendin e pestë për zgjedhjet e 2021-shit, për deputet në qarkun e Durrësit, por sipas avokatit i cili k aparaqitur prova, dëshmohet se PS e renditi Çyrbjen në vendin e tretë.
“Në “Sky ECC”, Altin Hajri i premton Çyrbjes se do t’i bëjë 3 vota në një fshat të Durrësit, por nga lista zgjedhore rezulton se kjo zonë ka vetëm 650 votues”, është shprehur më tej avokati i tij.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128