Trump sulmon Iranin për Hormuzin: Nuk është kjo marrëveshja/ SHBA kundër tarifave për anijet në ngushticë

Donald Trump e akuzoi Iranin se nuk po i qëndron marrëveshjes në raport me situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Kritikat e ashpra të kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhën vetëm pak ditë përpara se zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë të takohen në Islamabad për bisedime paqeje. Trump deklaroi në postimet e tij në Truth Social se Irani po e menaxhon “shumë dobët” kalimin e naftës përmes ngushticës dhe paralajmëroi kundër vendosjes së tarifave për anijet, duke theksuar se kjo rrugë ujore është ndërkombëtare dhe nuk duhet të ketë pagesa.
“Irani po bën punë shumë të dobët, disa do të thoshin të pandershme, lidhur me kalimin e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi! Thuhet se Irani po u vendos tarifa cisternave që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Më mirë të mos jetë e vërtetë kjo dhe, nëse është, duhet ta ndalojnë menjëherë!”, deklaroi Donald Trump.
Transporti i lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka bllokuar që prej nisjes së luftës, është një nga kërkesat kryesore të Trumpit. Si pjesë e marrëveshjes për armëpushim dyjavor, Teherani u zotua për ta rihapur këtë rrugë detare, megjithatë vetëm në bashkërendim ushtrinë iraniane sipas tij dhe me pagesë. Në realitet, anijet nuk janë detyruar kurrë të paguajnë për të kaluar nëpër këtë ngushticë, pasi ajo vlerësohet si rrugë ujore ndërkombëtare dhe jo nën autoritetin e ndonjë shteti.
Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia kanë dënuar planin iranian, ndërsa Bloomberg dhe Financial Times raportuan se pagesat mund të shkonin deri në 2 milionë dollarë për anije dhe të bëheshin në kriptomonedhë ose juan kinez.
Mosmarrëveshjet mbi planet e Teheranit për këtë rrugë jetike ujore, së bashku me sulmet e mëdha që Izraeli po i kryen në Liban, vazhdojnë t’i zbehin shpresat se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e përhershme për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi para më shumë se një muaji.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
