E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

18 Prill 2025, 16:53 / JETË ALFA PRESS

E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i

E premtja e madhe e Pashkës është pritur në shumë vende të botës nga besimtarët e krishterë. Në Jerusalem besimtarët mbanin kryqe të mëdha prej druri dhe këndonin lutjet teksa shënonin ditën e shenjtë.

Ceremonitë e Pashkës në Jerusalem mbahen ndërsa lufta në Gaza vazhdon dhe ka shënuar mijëra viktima. Besimtarët në qytetin turistik meksikan të Taxco e pritën të Premten e Mirë me një procesion gjatë natës, duke mbajtur kryqe.

Sipas traditës, një person mban mbi supe dëgë të mëdha me gjemba për të simbolizuar vuajtjen e Krishtit që mbante kryqin. Tradita daton që nga viti 1622.

Edhe ne Manila të filipineve katolikët shënuan të Premten e Mirë me një paradë të ngjashme. Rituali i kryqëzimit ka qenë një traditë për dekada dhe tërheq turma të mëdha nga e gjithë bota çdo vit gjatë Javës së Shenjtë.

Edhe australianët festuan të Premten e Mirë. Në periferi të Sidneit, Kisha Maronite mbajti një meshë ku të pranishëm ishin edhe politikanë të vendit. E Premtja e Mirë shënon kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit.

 

 

Po ndodh...

ide