5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë! Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale

17 Shkurt 2026, 10:10 / KOSOVA ALFA PRESS

5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën

Platforma “Liria ka Emër” theksoi sot se monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër të reagimeve qytetare në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në një komunikatë të kësaj platforme thuhet se pas “burgosjes” simbolike me rrethoja hekuri dhe mbishkrimit “Kosova e burgosur!”, këtë mëngjes atij iu vendosën edhe 5000 emblema magnetike të UÇK-së.

“Aktivistët e platformës ‘Liria ka emër’, të cilët mbrëmë e rrethuan monumentin me hekura metalike, duke e kthyer në një imazh burgu, sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Newborn3 600x360 1

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, mbrëmë ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, që e konsiderojnë tendencë për rishkrimin e historisë dhe cenim i luftës për liri dhe i themeleve të shtetit tonë.

5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën


NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës sonë, siç ka thënë ajo, është përfshirë në aktivitetet e tyre për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. /Telegrafi/

Po ndodh...