
Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

18 Maj 2025, 20:03 / KOSOVA
Një aksidenti rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19-vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi për mediat se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tjetri (27-vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka njoftuar zëdhënësi policor.
Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128